Mjeshtër në zanatin e tij, Marotta transferon yllin 40 milionësh me parametra zero

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Pas përforcimeve si Marcus Thuram, Yann Bisseck, Davide Frattesi dhe Juan Cuadrado, në organikën e Simone Inzaghit tashmë pritet të vijë edhe një tjetër super përforcim.

Inter është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Bayernin e Mynihut për transferimin e Benjamin Pavard.

Pavard do të jetë përforcimi i fundit për këtë merkato, ndërsa Calcio Mercato, ka zbuluar super goditjen e parë të Interit për merkaton e vitit 2024.

Sipas Calcio Mercato, Inter është përfshirë në garë për mesfushorin e Nice, Khephren Thuram, i cili kërkohet nga Juventusi.

Thuram i skadon kontrata me Nice, verën e ardhshme dhe sipas Calcio Mercato, Inter ka arritur marrëveshje me 22-vjeçarin.

Vlera e Thuram në treg është 40 milionë euro, ndërsa verën e ardhshme francezi do t’i bashkohet Interit me parametra zero.

Zikaltërit e kanë mposhtur konkurencën e Juventusit, pasiqë vëllau i Khephren, Marcus Thuram aktualisht pjesë e Interit e ka bindur atë që t’i bashkohet tek Neroaxurët verën e ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here