Lukaku ka zbuluar klubin e ri!
Është punë e kryer kalimi i Lukakut te Roma. E ka bërë të ditur vetë sulmuesi belg, i cili ka konfirmuar të ardhmen verdhekuqe me trajner Jose Mourinho.
“Big Rom” foli për mikrofonat e “Laatste Nieuws” gjatë një turneu të të rinjve të Anderlecht, ku luan djali i tij Romeo. Vetëm një deklaratë e thjeshtë, që konfirmon marrëveshjen mes verdhekuqve dhe Chelsea: “Nesër do të fluturoj për në Romë për të nënshkruar kontratën”.
Kryeqyteti italian, pjesa verdhekuqe, po përgatitet për ardhjen e Romelu Lukakut. Në fakt, ekziston rreziku i një “déjà vu” (në një shkallë të zgjeruar) të asaj që ndodhi 8 vite më parë, kur klubi verdhekuq bleu Edin Dzeko, me 5 mijë tifozë në “Ciampino”.