Parisienët për shopping në Milano.
Paris Saint-Germain do Theo Hernandez.
Mbrojtësi francez është konfirmuar si një nga më të mirët në botë në rolin e tij te Milan-i dhe kampionët e Francës e duan me çdo kusht, duke parë se në krahun e majtë të mbrojtjes ka vetëm Nuno Mendes.
Tjetri është Kurzawaa, kontrata e të cilit skadon në fund të sezoni dhe ka pak mundësi që të rinovohet. Për më shumë, parisienët mendojnë se mund të shfrytëzojnë vëllain e Theo-s, Lucas, i marrë këtë verë nga Bayern Munich.
Theo Hernandez do të ishte perfekt për vijën e re mbrojtëse të PSG-së, me më pak super yje dhe më shumë lojtarë francezë, siç dëshmojnë marrjet e Ekitike, Barcola, Dembele dhe Kolo Muani.
Megjithatë, për t’ia marrë Theo-n Milan-it do të duhet një ofertë rekord për një mbrojtës: nën 100 milionë euro, ka pak mundësi që kuqezinjtë të pranojnë.