Milani po vazhdon të punojë për idenë e ndërtimit të një stadiumi të ri në zonën e San Donato të qytetit, i cili raportohet të jetë një arenë me 70,000 vende.
Vendimi për të ndërtuar jashtë qytetit është bërë i pashmangshëm pasi autoritetet lokale vendosën zyrtarisht se niveli i dytë i Stadio Giuseppe Meazza – i njohur zakonisht si San Siro pas lagjes – mbrohet nga të njëjtat rregulla që mbulojnë struktura të rëndësishme historike.
Kjo do të thotë se nuk mund të rrëzohet apo ndryshohet, kështu që Milani dhe Interi vendosën të shikonin diku tjetër për të krijuar një stadium modern.
Milani ka rezervuar një zonë në San Donato Milanese, siç konfirmohet nga Massimiliano Mistretta, vlerësuesi i punëve publike në qytet.
“Milani mund të prezantojë projektin e tyre brenda disa javësh. Kanalet e këshillit janë të hapura me klubin, interesi i Milanit për San Donato është real dhe konkret”, tha ai për gazetën Il Giorno.
Sipas raportimeve, kuqezinjtë po planifikojnë një stadium me një kapacitet midis 65,000 dhe 70,000, pothuajse aq i madh sa Stadio Meazza.
Shpresa e tyre është që ta ndërtojnë atë deri në fund të vitit 2029, duke përfshirë dy ura të ngritura që lejojnë tifozët të ecin ose me biçikletë nga stacioni i metrosë në stadium.