Maignan largohet për €80m, Milan transferon portierin e ri me parametra zero

Një tjetër kryevepër nga dyshja Furlani-Moncada.

Milan dhe Mike Maignan duket se do ti ndajnë rrugët verën e ardhshme, pasiqë bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur.

Kontrata aktuale e Maignan skadon në vitin 2026, ndërsa Rosonerët i kanë ofruar francezit kontratë të re me pagë prej 5 milionë eurove në sezon deri në vitin 2028.

Por Maignan ka kërkuar pagë prej më së paku 8 milionë eurove në sezon, kërkesë kjo e cila nuk përputhet me politikën e pagave të Milanit.

Maignan është njëri nga portierët më të mirë në botë dhe Milan do ta nxjerr në shitje francezin për 80 milionë euro.

Sipas Gazzetta dello Sport, Milan ka nisur të kërkojë zëvendësuesin e Maignan dhe dyshja Furlani-Moncada e kanë gjetur atë në Serie A te rivalët e tyre.

Bëhet fjalë për portierin e Napolit, Alex Meret, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme dhe Rosonerët mund ta transferojnë me parametra zero.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here