Probleme për Piolin, Milan humbet një tjetër yll për derbin me Interin.
Milan do të jetë pa Fikayo Tomorin në derbin ndaj Interit, pasiqë ky i fundit është i suspenduar pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen ndaj Romës.
Përveç Tomorit, derbin rrezikon ta humbasë edhe Olivier Giroud, i cili u lëndua me përfaqësuesen e Francës.
Por nuk mbaron me kaq, pasiqë në stërvitje ka pësuar lëndim edhe Pierre Kalulu, i cili duhet ta zëvendësonte Tomorin në derbi.
Kalulu ka pësuar një lëndim muskulor dhe është detyruar ta braktis stërvitjen, ndërsa së shpejti pritet që të dalin rezultatet e ekzaminimeve.