Inter ia rrëmben yllin rivalëve të tyre.
Pavarësisht se merkato është mbyllur, drejtuesit zikaltër po punojnë dhe po monitorojnë profilet që mund t’i dhurojnë trajnerit Inzaghi verën e ardhshme.
Ideja e fundit e Marotta-s dhe Ausilio-s luan në Serie A, më saktësisht te Napoli.
Bëhet fjalë për Frank Anguissa, protagonist në fitoren e Scudettos sezonin e kaluar.
Mesfushorit kamerunas i skadon kontrata me Napolin në vitin 2025 dhe verën e ardhshme do të futet në vitin e fundit të kontratës me napoletanët.
Marotta e ka piketuar Anguissan si një përforcim ideal për vijën e mesfushës, pasiqë Asllani sipas të gjitha gjasve do të largohet nga skuadra.
Vlera e Anguissa në treg është 40 milionë euro, por te Interi janë të bindur se mund ta transferojnë për një shifër më të ulët.