Lajm bombastik, zbulohet goditja e parë 80 milionëshe e pronarëve të rinj.
Ditën e djeshme mediat italiane, lëshuan një lajm bombastik duke raportuar se Familja Zhang ka vendosur që ta shes Interin.
Sipas Tuttosport dhe Corriere dello Sport, një fond i paidentifikuar nga Lindja e Mesme janë gati të blejnë Nerazzurrët me kushtet e vendosura nga pronarët aktualë, të cilët duan mbi 1 miliard euro për klubin.
Bisedimet mes palëve po përparojnë mirë dhe marrëveshja mund të arrihet në javët dhe muajt e ardhshëm.
Calciomercato, ka shkuar më tutje duke zbuluar goditjen e parë e drejtuesve të rinj të Interit.
Sipas Calciomercato, goditja e parë e pronarëve të rinj do të jetë rikthimi i Achraf Hakimit në Meazza.
Hakimi u largua nga Interi në verën e vitit 2021 për t’iu bashkuar PSG për 60 milionë euro.
Mbrojtësi maroken vazhdon të mbetet në zemrat e tifozëve zikaltër dhe ai vet madje dëshiron rikthimin në Milano.
Hakimi ka kontratë me PSG deri në vitin 2026 dhe për rikthimin e tij drejtuesit e rinj do të ofrojnë 70-80 milionë euro.