Investcorp thyen heshtjen në lidhje me blerjen e Interit.
Ditët e fundit është raportuar se familja Zhang ka vendosur ta nxjerr në shitje Interin dhe se një fond nga Lindja e Mesme ka ofruar 1.3 miliardë euro.
Tuttosport, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se fondi nga Lindja e Mesme që synon blerjen e Interit është Investcorp.
Fondi nga Bahraini ka shfaqur interesim edhe më parë për blerjen e Interit, pas dështimit për ta blerë Milanin.
Gazeta nga Bahraini Iqtisad Al Sharq ka kontaktuar fondin Investcorp për ta pyetur në lidhje me zërat për blerjen e Interit.
Nga fondi Investcorp kanë deklaruar: “Ne as nuk e konfirmojmë dhe as nuk e mohojmë lajmin.”
Kjo deklaratë e Investcorp, aludon se Fondi nga Bahreini është i interesuar për blerjen e Interit.
CEO i Investcorp, Mohammed Al-Ardhi në vitin 2022 në një intervistë kishte deklaruar se Fondi i tij synon të investojë në një skuadër të madhe europiane.