BOMBË: Osimhen bën follow lojtarët e rivalëve, gati transferimi tek gjiganti italian

Osimhen largohet nga Napoli, por mbetet në Serie A.

Situata te Napoli nuk është aspak e qetë pas sherrit që ka plasur mes sulmuesit nigerian Viktor Osimhen dhe klubit e në veçanti me trajnerin Rudi Garcia. Sipas “Talk Sport”, sulmuesi 24-vjeçar po mediton largimin nga kampionët e Serie A.

Osimhen ka ende edhe dy vite kontratë me Napoli, por duke parë situatën e krijuar ai do të largohet që në janar. Fillimisht në formë huazimi e më pas me të drejtë blerje.

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe janë të gatshëm që të tentojnë transferimin e Osimhen.

Drejtuesit e Milanit synojnë huazimin e tij në janar me obligim blerjeje verën e ardhshme për 100 milionë euro.

Osimhen ka bërë follow në Instagram disa futbollist të Milanit, duke ndezur edhe më tepër zërat për një kalim te Rosonerët.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here