Fitim dhe të ardhura rekorde, financat e Milanit po shkëlqejnë

Kur pronarët amerikan e blenë Milanin, kishte mjaftë skepticizëm, por numrat flasin ndryshe.

Të drejtosh një klub futbolli në ditët e sotme është mjaftë e vështirë ekonomikisht, e sidomos në një kampionat si Serie A, që po përballet me vështirësi të shumta.

Por Milani ka arritur të rikthehet në majat e futbollit si brenda, ashtu edhe jashtë fushe.

Milani e ka mbyllur vitin financiar 2022/23 me një fitim neto prej 6 milionë euro, rezultati më i mirë që nga viti 2006 dhe mbi 400 milionë euro të ardhura.

Mbledhja e aksionerëve të kuqezinjve do të miratojë së shpejti bilancin për 2022/23, por Calcio&Finanza ka raportuar tashmë disa shifra kryesore nga librat financiar të Milanit.

Rossonerët thuhet se kanë anuluar humbjet prej 66 milionë eurosh nga sezoni 2021/22, duke e mbyllur vitin e fundit financiar me një fitim neto prej 6 milionë euro.

Është rezultati më i mirë që nga viti 2006, kur kuqezinjtë shënuan një fitim prej rreth 2.5 milionë euro. Gjigantët e Serie A e kishin mbyllur çdo vit financiar me humbje që nga ai sezon, me pronësinë e Silvio Berlusconit, Yonghong Li dhe Elliott.

Sipas Calcio&Finanza, të ardhurat e Milanit u rritën në mbi 400 milionë euro në sezonin 2022/2023, krahasuar me 297 milionë euro në sezonin 2021/2022.

Përmirësimi është për shkak të të ardhurave nga Liga e Kampionëve dhe sponsorizimeve të rritura me më shumë se 44 milionë euro krahasuar me sezonin 2021/2022.

Sezonin e kaluar, Milani shpenzoi 50 milionë euro më shumë se në sezonin 2021-2022 për të nënshkruar lojtarë të rinj dhe vlera e aktiveve neto të konsoliduara deri më 30 qershor 2023, ishte 117 milionë euro, një përmirësim nga 131.23 milionë euro në qershor 2022.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here