Arrihet marrëveshja: Inter transferon bomberin e ri në merkaton e janarit

Inter me bomber të ri.

Interi ka mbetur me tre futbollistë në fazën ofensive dhe aspiratat e klubit janë të larta, çka do të thotë se zikaltrit kërkojnë më tepër përforcime në gjetjen e golit.

Lëndimi i papritur nga Marko Arnautovic ka bërë që Marotta dhe Ausilio të vihen në lëvizje.

Sipas Calciomercato, Inter synon transferimin e Mehdi Taremit nga Porto në merkaton e janarit dhe zikaltrit kanë arritur marrëveshje tashmë me sulmuesin iranian.

Taremit i skadon kontrata me Porton në përfundim të sezonit dhe klubi portugez kërkon më së paku 10 milionë euro për ta lënë të lirë në janar.

Drejtuesit e Interit janë të gatshëm ta paguajnë shumën e kërkuar nga Porto dhe Taremi në janar sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën e zikaltërve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here