Mehdi Taremi ka bërë zgjedhjen e tij.
Sulmuesi i Portos, Mehdi Taremi është njëri nga lojtarët më të përfolur, pasiqë është i lidhur me një transferim në Serie A.
Taremi ishte në orbitën e Milanit dhe Interit gjatë merkatos së verës, por kërkesat e larta të Portos e pamundësuan transferimin e iranianit në Milano.
Por në janar Taremi sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Porto, pasiqë kontrata i skadon në fund të sezonit.
Në garë për Taremin janë Milan dhe Inter, ndërsa sipas raportimeve të fundit 31-vjeçari ka bërë zgjedhjen e tij.
Sipas Calciomercato, Taremi ka vendosur që t’i bashkohet Milanit, pasiqë te Rosonerët do të ketë më tepër minuta të garantuara, për dallim nga Interi ku titullarë janë dyshja Lautaro-Thuram.