Po shkëlqen këtë sezon, Ramadani kërkohet nga gjiganti italian

Ylber Ramadani, mesfushori i kombëtares shqiptare dhe i Lecce në Serie A, ka spikatur në Itali dhe me kuqezinjtë.

Ai eshte duke zhvilluar deri tani nje super sezon dhe duket se transferimi nga Skocia ne Itali ka qene trampolina perfekte…

Sipas burimeve nga faqja e specializuar italiane me lajmet e klubit të Lecce, raportohet se Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, është duke monituruar personalisht dhe nga afër paraqitjet e mesfushorit 27 vjeçar.

Ausilio e ka vëzhguar Ramadanin nga stadiumi në dy ndeshje, me Leccen kundër Monza dhe në miqësoren Shqipëri-Bullgari.

Performanca e tij nuk kaloi pa u vënë re, pjekuria e tij e lejoi atë të integrohej menjëherë në Lecce dhe Serie A dhe kjo aftësi për t’u përshtatur është e rëndësishmë për një ekip që luan shumë ndeshje, përfshirë kupat europiane.

Vlera e kartonit të Ramadanit ka qenë 1.2 milionë euro, por tashmë sigurisht që është rritur së bashku me performancën.

Nëse Inter merr vendimin për t’u ulur në tryezë e për të bashkëbiseduar me formalitet për kartonin e lojtarit, sigurisht që do të kishte një shifër më të lartë transferimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here