Çështja Tonali: Nis hetimi i ri, ja sa muaj shtesë rrezikon të pezullohet

    I përfshirë në skandalin e basteve në Itali, Sandro Tonali është pezulluar për dhjetë muaj nga çdo aktivitet futbollistik.

    Mesfushori që është pjesë e Newcastle, u detyrua të rrëfente se kishte vendosur baste për futbollin dhe për më tepër për skuadrat në të cilat ai aktivizohej si Brescia dhe Milan.

    Por, me Federatën Italiane që e mori një vendim për Tonalin, duket se nuk mjaftohet Federata Angleze.

    Kjo e fundit do të nisë një hetim të sajin për 23-vjeçarin si një nevojë për të sqaruar më mirë atë se çfarë ka ndodhur realisht me mesfushorin.

    Synimi i Federatës Angleze është të kuptojë nëse Tonali ka vendosur baste edhe pas transferimit në Angli, e për më tepër nëse ka vendosur baste për skuadra të Premier League apo edhe për Newcastle ku është pjesë.

    Një tjetër pikë për t’u sqaruar dhe hetuar nga Federata Angleze është edhe nëse Milani ka pasur dijeni për vesin e Tonalit para se ky të transferohej në Angli.

    Në këtë situatë, edhe vetë Newcastle është tejet i interesuar të dijë më tepër për lojtarin pasi nëse vërtetohet se Milani kishte njohuri për fiksmin e Tonalit ndaj basteve dhe nëse lojtari ka vijuar të luaj edhe pas transferimit në Angli, shumë pika në kontratën e tij me anglezët mund të ndryshojnë.

    Ndërkaq, pezullimi nëse akuzat e sipërpërmendura vërtetohen mund të shtohet dhe dhjetë muajve nga Federata Italiane, t’iu bashkangjiten edhe ato që mund të jepen nga Federata Angleze.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here