Udinese shijon triumfin e parë sezonal dhe atë në “San Siro” në transfertën e Milan, me ekipin e Piolit që pas javës së 11-të të Serie A numëron tre takime radhazi pa fitore.
Ky takim rezultoi shumë i vështirë për Milanin, që pavarësisht tentativave nuk ia doli që të gjente “recetën” e golit.
Ndërsa Udinese nga ana tjetër ia doli që të gjente rrugën drejt rrjetës në minutën e 61’, me Pereyran që shënoi nga pika e bardhë, penallti të cilën miqtë e fituan pas një ndërhyrjeje të gabuar të Adli ndaj Ebolese-s.
Në minutën e 61, Adli bëri një ndërhyrje ndaj Ebolese dhe gjyqtari Luca Sacchi akordoi penallti. Përsëritjet treguan se kontakti ishte minimal dhe se VAR-i duhej të intervenonte.
Gazzetta dello Sport, shkruan se gjyqtari në dhomën e VAR-it Eugenio Abbattista bëri gabim të madh që nuk e ftoi Sacchin të shikonte edhe njëherë momentin e ndërhyrjes.
Eksperti i gjyqtarëve Luca Marelli deklaroi pas ndeshjes se penalltia nuk duhej akorduar.
🟥 Onestamente più lo vedo e più non mi sembra ci sia il pestone. Molti dubbi sul rigore dato all’#Udinese. #MilanUdinese pic.twitter.com/aRnCFgKSl3
— Damiano Er Faina (@Erfaina1988) November 4, 2023