Fabrizio Romano ka zbuluar goditjen e parë të Milanit për merkaton e janarit.
Te Milan vijon gjurmimi për të gjetur lojtarët e duhur për të përforcuar repartin e mbrojtjes.
Dëmtimi dhe operacioni që kreu Pierre Kalulu ka bërë që te klubi kuqezi të jenë vigjilentë për çdo mundësi që mund të ofrojë merkato e janarit.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, ka zbuluar objektivin kryesor të Milanit për merkaton e janarit.
Sipas Fabrizio Romanos, Milan në janar synon transferimin e qendërmbrojtësit të Bournemouth, Lloyd Kelly.
Qendërmbrojtësit anglez i skadon kontrata me Bournemouth në fund të sezonit dhe për kartonin e tij Rosonerët do të paguajnë rreth 10 milionë euro.