Lajm bombastik, Andre Onana rikthehet te Interi.
Portieri kamerunas, Andre Onana bëri bujë të madhe verën e shkuar duke kaluar nga rradhët e Interit te Manchester United për 55 milionë euro.
Por Onana nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e tij me Djajtë e Kuq, pasiqë në 16 ndeshje të luajtura ka pësuar 26 gola.
Kamerunasi është në qendër të kritikave nga tifozët e United dhe drejtuesit janë në kërkim të një portieri të ri.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Manchester United do tia ofrojë Interit kartonin e Onana-s në këmbim të Alessandro Bastonit.
Djajtë e Kuq e kanë piketuar Bastonin si përforcimin e duhur për repartin e mbrojtjes dhe janë të gatshëm që ta sakrifikojnë Onanan.
Sipas Calciomercato, Inter do ta pranonte ofertën e United vetëm në rast se Djajtë e Kuq ofrojnë më së paku 40 milionë euro dhe kartonin e Onanas në këmbim të Bastonit.