Arrihet marrëveshja, Milan siguron goditjen e parë për merkaton e janarit

Milan siguron përforcimin e parë për merkaton e janarit.

Te Milan vijon gjurmimi për të gjetur lojtarët e duhur për të përforcuar repartin e mbrojtjes.

Dëmtimi dhe operacioni që kreu Pierre Kalulu ka bërë që te klubi kuqezi të jenë vigjilentë për çdo mundësi që mund të ofrojë merkato e janarit.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan ka siguruar goditjen e parë për merkaton e janarit.

Sipas Calciomercato, Milan ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e Bournemouth, Lloyd Kelly.

Qendërmbrojtësit anglez i skadon kontrata me Bournemouth në fund të sezonit dhe për kartonin e tij Rosonerët do të paguajnë rreth 10 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here