Leao nuk mund ta mbante gëzimin pas fitores me PSG, ndeshje në të cilën ai shënoi një supergol në pjesën e parë.
Rafael Leao u shpall lojtari i ndeshjes Milan-PSG, fitore kjo e cila mban gjall kualifikimin e Rosonerëve.
Portugezi shënoi një gol akrobatik në minutën e 12 duke barazuar rezultatin. Goli i Leaos, ishte i pari për Rosonerët në këtë edicion të Champions League.
Leao u zëvendësua në minutat e fundit të ndeshjes, ndërsa pas përfundimit shpërtheu në gëzim duke vrapuar në fushë për të festuar me bashkëlojtarët e tij.
Leao is literally how every Milanista woke up today😃 pic.twitter.com/v1XLB2cjXz
— 🦅 (@nemaccer) November 8, 2023