Milan siguron super goditjen me parametra zero.
Pavarësisht se merkato është mbyllur, drejtuesit kuqezi po punojnë dhe po monitorojnë profilet që mund t’i dhurojnë trajnerit Pioli.
Ideja e fundit e Furlanit dhe Moncadas luan në La Liga, më saktësisht te Real Madrid.
Bëhet fjalë për mbrojtësin, Nacho Fernandez kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.
Rosonerët e cilësojnë Nachon si përforcimin ideal për repartin e mbrojtjes dhe tashmë kanë arritur marrëveshje verbale me spanjollin.
Nacho do të firmos para kontratë me Milanin në merkaton e janarit dhe verën e ardhshme do t’i bashkohet Rosonerëve me parametra zero.