Maignan bën gati valixhet, Milan ka gjetur portierin e ri
Milan dhe Mike Maignan duket se do ti ndajnë rrugët verën e ardhshme, pasiqë bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur.
Kontrata aktuale e Maignan skadon në vitin 2026, ndërsa Rosonerët i kanë ofruar francezit kontratë të re me pagë prej 5 milionë eurove në sezon deri në vitin 2028.
Por Maignan ka kërkuar pagë prej më së paku 8 milionë eurove në sezon, kërkesë kjo e cila nuk përputhet me politikën e pagave të Milanit.
Maignan është njëri nga portierët më të mirë në botë dhe Milan do ta nxjerr në shitje francezin për 80 milionë euro.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan e ka gjetur portierin e ri në Francë.
Bëhet fjalë për portierin 18-vjeçar, Guillaume Restes, i cili është titullar te Toulouse këtë sezon.
Restes ka kontratë me Toulouse deri në vitin 2028, ndërsa për kartonin e tij Milan do të paguaj 10 milionë euro.