Interi është gjithmonë në kërkim të përforcimeve të reja dhe sulmi është një nga repartet ku zikaltrit pritet të bëjnë ndërhyrje qysh në janar.
Përveç objektivit të deklaruar Mehdi Taremi, për të cilin priten negociata me Porton, ka një tjetër emër në listën e drejtuesve milanezë.
Bëhet fjalë për Arten Dovbyk, sulmuesin e Gironës. Sipas “SportItalia”, 26-vjeçari, që u është bashkuar spanjollëve vetëm këtë verë, por ka arritur të realizojë 7 gola dhe 5 asistime për “hirushen” e Spanjës në kampionat.
Ukrainasi ama ka një kontratë që i skadon në 2028- ën dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha, me Interin që nuk do ta ketë të lehtë për të mbërritur tek ai.