Një tjetër kryevepër nga Marotta.
Pas fillimit të shkëlqyeshëm të sezonit, si me Interin, ashtu edhe me fanellën e Holandës, Denzel Dumfries mund të jetë një nga lojtarët e radhës që mund të largohet nga Meazza verën e ardhshme.
Anësori ka qenë në qendër të interesit të tregut për muaj të tërë dhe verën e ardhshme, falë një afati gjithnjë e më të afërt dhe një sezoni që mund ta vendosë atë në mesin e lojtarëve më të mirë në rol, sirenat nga Anglia kanë arritur.
Sipas raportimeve të fundit, Manchester United synon transferimin e Dumfries në verë dhe Djajtë e Kuq janë të gatshëm të shpenzojnë 60 milionë euro për kartonin e holandezit.
Te Inter askush nuk i shpëton rregullave të tregut dhe zikaltrit janë të hapur ta lënë të lirë Dumfries për 60 milionë euro, ndërsa Marotta ka gjetur tashmë zëvendësuesin.
Sipas Calciomercato, Marotta synon ta sjell te Interi zëvendësuesin e Dumfries, pikërisht nga Manchester United.
Bëhet fjalë për Aaron Wan-Bissaka, kontrata e të cilit skadon në verë dhe anglezi mund ti bashkohet zikaltërve me parametra zero.