Goditje për Scudetto: Milan transferon katër yje në merkaton e janarit

Një sulmues dhe një mbrojtës janë dy blerje të detyrueshme për Milan në merkaton e janarit, por jo vetëm kaq.

Në planet e klubit kuqezi janë edhe një mesfushor e me shumë gjasa edhe një lojtar krahu. Pra, një mini-revolucion në mes të sezonit, për të mos humbur objektivat dhe përballuar dëmtimet e shumta.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, emrat që pritet të vijnë në Milanello në janar janë lakuar jo pak kohët e fundit.

Në sulm përmenden emrat e David dhe Guirassy, ndërsa për në mbrojtje pëlqehen Kiwior dhe Badiashile. Ndërkohë që, nën vëzhdim janë edhe lojtarët Assan Ouedraogo dhe Juan Miranda.

Është e qartë që klubi dëshiron të mbrojë klubin nga problemet e shumta që ka patur me dëmtimet apo nga rendimenti i ultë i disa lojtarëve.

Kjo do të thotë që shpenzimet në merkaton e janarit mund të jenë të mëdha edhe pse synohen disa huazime për të ulur barrën financiare të një klubi në rimëkëmbje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here