Milan e ka gjetur bomberin e ri.
Për merkaton e janarit, Milani po punon për të forcuar repartin e sulmit. Emri kryesor për të përmirësuar repartin sulmues mbetet ai i Jonathan David i Lille.
Megjithatë, nuk ka gjasa që klubi francez të privojë veten nga lojtari i datëlindjes 2000 në janar, ndërsa ka më shumë gjasa që të hidhen në sulm për David në verë.
Në merkaton e dimrit, kështu Djajtë do të përpiqen të marrin Akor Adams nga Montpellier. Nigeriani i lindur në vitin 2000 ka magjepsur të gjithë duke shënuar 7 gola në 11 ndeshje të Ligue 1.
Futbollisti është ndjekur nga kuqezinjtë për disa kohë dhe kostot janë gjithashtu më shumë në përputhje me burimet financiare e Djajve.
Montepeiller i ka vendosur një çmim prej 15 milionë eurove, shifër të cilën Rosonerët janë të gatshëm ta paguajnë.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Adams sipas të gjitha gjasave në janar do ta vesh fanellën e Milanit.