Milan ka gati super goditjen.
Milan duket se ka nisur të mendojë menjëherë për merkaton e verës, me Furlanin dhe Moncadan që po bëjnë gati listën e transferimeve.
Emri i fundit që ka përfunduar në listën e përforcimeve është mbrojtësi brazilian, Yan Couto.
Couto po shkëlqen këtë sezon te Girona duke realizuar 1 gol dhe 3 asistime në 13 ndeshje të luajtura.
Mbrojtësi brazilian është nën pronësi të Manchester Cityt dhe Milan synon huazimin e tij me opsion blerjeje.
Te City janë të hapur për këtë operacion, pasiqë Couto do të zhvillohej edhe më tepër si futbollist.