Moment historik, vetëm 15-vjeç, 8 muaj dhe 5 ditë, Françesko Kamarda, bëhet futbollisti më i ri i aktivizuar në Serinë A.
Sulmuesi u hodh në fushë në minutën e 83-të në duelin ndaj Fiorentinës, në vendin e serbit Luka Joviç.
Kamarda ka kaluar kështu qendërmbrojtësin e Bolonjës, Visdom Amei, që ka debutuar në moshën 15 vjeç, 9 muaj dhe 1 ditë në maj 2021.
Moment tepër special ky për 15-vjeçarin e Milanit, i cili në momentin e aktivizimit, ka fituar simpatinë e të gjithë stadiumit, që ka brohoritur emrin e tij.
Kujtime këto që do të nguliten thellë në mendjen e talentit kuqezi, të cilin e pret një e ardhme e ndritur.
Camarda makes his debut. The smile on his face is wholesome pic.twitter.com/PSBbZSiFFj
— Martino Puccio (@MartinoPuccio) November 25, 2023