Merr fund drama: Cardinale shkarkon Piolin, Milan me trajner të ri

Lajm bombastik nga Italia, Milan shkarkon Piolin.

Milani ka dalë kokulur nga San Siro mbrëmë duke u mundur me shifrat 1-3 përballë Borussia dortmund.

Kuqezinjtë janë pothuajse të eliminuar tashmë që në grupet e Ligës së Kampionëve (ata avancojnë vetëm nëse gjermanët mposhtin PSG-në në shtëpi dhe nëse Giroud e shokët e tij dalin me të tria pikët nga transferta me Newcastle), ndaj do të humbasin edhe milionat e kualifikimeve për Botërorin e Klubeve.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se drejtuesit e Milanit kanë vendosur që ta shkarkojnë Piolin dhe në vend të tij ta emërojnë Ignazio Abaten.

Abate po bën një punë të mirë me Milan Primavera dhe drejtuesit janë të gatshëm t’ia besojnë stolin deri në fund të sezonit.

Verën e ardhshme Milan do të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e Roberto De Zerbit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here