Lajm bombastik nga Italia, Milan i hakmerret Interit për Calhanoglun.
Hakan Calhanoglu bëri bujë të madhe kur vendosi që të largohet nga Milani dhe t’i bashkohet Interit me parametra zero.
Te Milan nuk e kanë kapërdirë mirë tradhëtinë e Calhanoglut dhe Rosonerët kanë gati hakmarrjen.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se mesfushori i Interit, Stefano Sensi mund t’i bashkohet verën e ardhshme Milanit me parametra zero.
Agjenti i Sensit ia ka ofruar shërbimet e 28-vjeçarit Milanit dhe Rosonerët nuk ia kanë mbyllur derën.
Për të ndezur zërat edhe më shumë, është fakti se agjenti i Sensit është njëkohësisht edhe agjent i Camardas, i cili pritet të firmos kontratën profesionale me Milanin.
Sensi nuk bën pjesë në planet e Interit dhe në verë do të largohet nga zikaltrit si futbollist i lirë.