Derbi në merkato takon Juventusit, Giuntoli ia rrëmben Marottas objektivin në merkato.
Juventus-Inter, ishte kryendeshja e xhiros së 13-të në Serie A, e cila në fund u mbyll pa fitues.
Biankonerët dhe Neroaxurët barazuan me rezultat 1-1 dhe renditja në tabelë ngelet e njejtë, me zikaltrit në krye të Serie A.
Përveç dueleve në fushë, Juventus dhe Inter duelojnë shpeshherë edhe në merkato.
Dueli fundit në merkato është ai për qendërmbrojtësin portugez, Tiago Djalo, i cili verën e ardhshme do të jet futbollist i lirë.
Sipas Calciomercato, Giuntoli ka nisur bisedimet me drejtuesit e Lille dhe i ka ofruar atyre 5 milionë euro për kartonin e Djalo në janar.
Drejtuesit e Lille e kanë pranuar ofertën e Juventusit dhe tani mbetet që Biankonerët të arrijnë marrëveshje me portugezin.