Bisedimet kanë filluar: Milan transferon bomberin për të cilin po flet e gjithë Europa

Milan ka gjetur bomberin e ri.

Merkato e janarit po afron dhe disa klube duan te fuqizohen. Mes tyre edhe Milani që, sipas asaj që raportohet nga SkySport, po vlerëson me kujdes profilin e Serhou Guirassy, sulmues i Guines i lindur në vitin 1996, i cili aktualisht luan për Stuttgartin.

Milan ka nisur bisedimet me agjentin e Guirassy, për ta bindur atë që të largohet në janar nga Gjermania në mes të një viti të jashtëzakonshëm për të për sa i përket golave.

Klubi kuqezi, është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit prej 17 milionë eurove dhe bisedimet pritet të intensifikohen ditët në vijim.

Guirassy me 16 gola është aktualisht golashënuesi i tretë më i mirë në Europë (pas Harry Kane të Bayernit dhe Santiago Gimenez të Feyenoord me 18 gola)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here