Dumfries largohet nga Interi, Marotta ka gjetur zëvendësuesin.
Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit.
Kontrata e holandezit me zikaltrit përfundon në verën e 2025-ës dhe Interi i ofroi një zgjatje të bashkëpunimit deri në 2027-ën, me pagën që rritej nga 2.3 milionë euro në sezon, në 4 milionë euro në sezon.
Megjithatë kjo shifër u konsiderua shumë e ulët nga ana e menaxherëve të holandezit, që kërkuan 6 milionë euro pagë neto në sezon, për të firmosur kontratën e re me zikaltrit.
Distanca duket e madhe dhe thuajse e parikuperueshme, ndaj gjasat janë që Interi të marrë në konsideratë shitjen e holandezit në verë, në mënyrë që të mos e humbë me parametra zero.
Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter e ka gjetur zëvendësuesin në La Liga.
Bëhet fjalë për mbrojtësin argjentinas, Juan Foyth i cili luan tek Villarreali. Foyth ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2026 dhe klauzola e tij është 50 milionë euro.