Marrëveshja është arritur, Milan siguron super përforcimin për repartin e mbrojtjes.
Te Milan vijon gjurmimi për të gjetur lojtarët e duhur për të përforcuar repartin e mbrojtjes.
Pas marrëveshjes me Juan Mirandan, Milan ka arritur marrëveshje me një tjetër mbrojtës.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Milan ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Feynoord, Lutsharel Geertuida.
Mbrojtësi holandez i ka thënë po Rosonerëve dhe tani mbetet që klubet të arrijnë marrëveshje mes tyre.
Kartoni i Geertruida vlerësohet 35 milionë euro, ndërsa Milan pritet të paguaj 20 milionë euro dhe kartonin e Simon Kjaer.
Geertruida është mbrojtës i krahut të djathtë, por mund të luajë edhe si qendërmbrojtës edhe si mesfushor defanziv.
Në garë për Geertruida ishte i përfshirë edhe Bayerni, por Rosonerët kanë mposhtur Bavarezët.