Milan me bomber të ri.
Merkato e janarit po afron dhe disa klube duan te fuqizohen. Mes tyre edhe Milani që, sipas asaj që raportohet nga TuttoMercatoWeb, Rosonerët kanë arritur marrëveshje me bomberin e ri.
TuttoMercatoWeb, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan ka arritur marrëveshje me qendërsulmuesin e Bayernit, Eric Choupo-Moting.
Kamerunasi do të firmos me Milanin kontratë dy vjeçare me pagë prej 1.8 milionë eurove në sezon, ndërsa për kartonin e tij Rosonerët do të paguajnë rreth 5 milionë euro.
Moting ka rënë në plan të dytë te Bayerni pas ardhjes së Harry Kane, ndërsa sezonin e shkuar realizoi 17 gola.