Arrihet marrëveshja, Milan siguron goditjen e madhe për merkaton e janarit

Milan siguron goditjen e parë për merkaton e janarit.

Merkato e janarit po afron dhe disa klube duan te fuqizohen. Mes tyre edhe Milani që, sipas asaj që raportohet nga Calciomercato, Rosonerët kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin e ri.

Sipas Calciomercato, Milan dhe Arsenal kanë arritur marrëveshje për huazimin e Jakub Kiwior në merkaton e janarit.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi pas lëndimeve të shumta dhe janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e polakut.

Kiwior do ti bashkohet Rosonerëve në janar në formë huazimi, ndërsa për të ardhmen e tij klubet do të diskutojnë verën e ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here