Juventusi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Genoas, në duelin ku nuk munguan edhe polemikat për sa i përket arbitrimit.
Juventus kaloi në epërsi me anë të Federico Chiesas, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 28-të. Nikoqirët nga ana tjetër barazuan me Gudmundsson në minutën e 48-të.
Gjyqtari i ndeshjes Davide Massa, ka përfunduar në qendër të kritikave pas ndeshjes, pasiqë i mohoi Juventusit një penallti.
Marco Bani e preku topin me dorë në zonën e rreptësisë dhe VAR nuk intervenoi për ta rishikuar epizodin e dyshimt.
Përveç penalltisë së mohuar, Massa nuk e ndëshkoi Malinovskyn me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Yildiz.
Juventus weren’t handed a penalty for this against Genoa 👀
(Via @capuanogio) pic.twitter.com/aFb9eWx1rd
— Get Italian Football News (@_GIFN) December 15, 2023