Një tjetër kryevepër nga Marotta.
Interi vazhdon të jetë shumë e dhënë pas transferimeve me parametra zero dhe duket se një tjetër lojtarë që i përfundon kontrata në verë është futur në radarët e zikaltërve.
Interi po shqyrton mundësinë e transferimit të Anthony Martial. Zikaltërit e vlerësojnë shumë sulmuesin francez dhe janë të gatshëm ta transferojnë në “San Siro”, verën e ardhshme.
Martial pritet që të largohet nga Manchester United në fund të sezonit aktual. “Djajtë e Kuq” kanë marrë vendimin që të mos aktivizojnë opsionin për të vazhduar automatikisht kontratën e francezit.
Përsa i përket mundësisë së Martial për tu transferuar në Itali është shumë e madhe. Alexis Sanchez do të largohet në fund të sezonit dhe drejtori Ausilio e pëlqen shumë Martial.
Megjithatë problem mbetet paga e lartë e Martial, por Interi nuk do të ofrojë më shumë se 4 milionë euro në sezon.