Bisedimet kanë filluar, Juventus ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.
Merkato e janarit po afron dhe disa klube duan te fuqizohen. Mes tyre edhe Juventusi që kërkon të përforcojë repartin e mesfushës.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Juventus ka nisur bisedimet me Manchester Cityn për transferimin e Kalvin Phillips.
Phillips u transferua te City në verën e vitit 2022 për 50 milionë euro, por nuk ka arritur të lërë gjurmë me Citziens dhe në janar do të largohet nga Etihad.
Sipas Fabrizio Romanos, Juventus synon huazimin e Phillips me opsion blerjeje, ndërsa City dëshiron që opsioni i blerjes të jetë i obligueshëm.