Giuntoli mposht Marottan: Juventus transferon yllin për të cilin po flet e gjithë Italia

Derbi në merkato takon Juventusit, Giuntoli ia rrëmben Marottas objektivin në merkato.

Përveç garës për Scudetto, Juventus dhe Inter duelojnë shpeshherë edhe në merkato.

Dueli fundit në merkato është ai për mesfushorin italian, Andre Colpani, i cili po shkëlqen te Monza këtë sezon.

Mesfushori po bën mjaft mirë këtë sezon duke marrë vëmendjen e shumë gjigandëve në Itali, por duket se në “pole position” është Juventusi.

Colpani ka realizuar 6 gola në 17 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa vlera aktuale në treg është 20 milionë euro.

Sipas Calciomercato, Giuntoli ka nisur bisedimet me drejtuesit e Monzës dhe Biankonerët janë në epërsi kundrejt Interit për të siguruar shërbimet e Colpanit në verë.

Kontrata e Colpanit me Monzën skadon në vitin 2028 dhe për kartonin e tij Juventus do të paguaj 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here