Arrihet marrëveshja: Inter siguron goditjen e madhe për merkaton e janarit

Marrëveshja është arritur, Inter siguron super përforcimin e parë për merkaton e janarit.

Merkato e janarit po afron dhe disa klube duan te fuqizohen. Mes tyre edhe Interi që, sipas asaj që raportohet nga Calciomercato, zikaltrit kanë siguruar goditjen e parë.

I riu kanadez, Tajon Buchanan, është vetëm një hap kalimit tek Interi. Zikaltrit kanë arritur marrëveshje me kanadezin, ndërsa tani mbetet të arrihet marrëveshja mes klubeve.

Zikaltrit kanë vendosur që të sjellin Buchanan në janar, pasiqë Cuadrado i është nënshtruar operimit, ndërsa Dumfries në verë pritet të largohet nga Meazza.

Kanadezi mund të luajë si sulmues i krahut të djathtë, por edhe si mbrojtës, ndërsa së fundmi në garë për të është përfshirë edhe Manchester City, por Marotta ka mposhtur konkurencën.

Inter synon huazimin e Buchanan në janar me detyrim blerjeje nëse plotësohen disa kushte dhe ditët në vijim pritet të intensifikohen bisedimet me Club Brugge.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here