BOMBË NGA ITALIA: Maldini, Leonardo dhe Massara rikthehen te Milani

Lajm bombastik nga Italia, Maldini, Leonardo dhe Massara rikthehen në San Siro.

Legjenda e Rosonerëve, Paolo Maldini u largua nga Milani pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit.

Maldini u emërua drejtor sportiv te Milani në vitin 2018 dhe arriti që ta rikthejë skuadrën në majat e futbollit italian duke e fituar Scudetton.

Përveç suksesit në Serie A, Milan sezonin e shkuar arriti në gjysmëfinalet e Champions League.

Gazetari italian, Andrea Longoni, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Maldini mund të rikthehet në San Siro, në rast se Cardinale e shet klubin.

Një fond nga Lindja e Mesme është në bisedime me Cardinalen për blerjen e Milanit dhe në rast se realizohet ky operacion, arabët planifikojnë emërimin e Maldinit si president i Rosonerëve.

Maldini është i hapur për rikthimin e tij te Milani, ndërsa sipas Longonit, Leonardo dhe Massara do ti bashkohen atij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here