Milan mbetet duarbosh, Guirassy në janar tek një tjetër gjigant italian

Lajm bombastik, Guirassy në Serie A, por jo tek Milani.

Sulmuesi i Stuttgart, Serhou Guirassy është njëri nga lojtarët më të përfolur falë paraqitjeve mbreslënëse këtë sezon.

Guirassy u transferua nga Stade Rennes te Stuttgarti në merkaton e verës për 9 milionë euro dhe ka realizuar 19 gola si dhe 2 asistime në 16 ndeshje të luajtura.

Falë paraqitjeve të shkëlqyeshme 27-vjeçari ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.

Guirassy javët e fundit është i lidhur me një transferim te Milani, por sipas raportimeve të fundit në garë për të është përfshirë edhe Juventusi.

Calciomercato, shkruan se Biankonerët janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën prej 17 milionë eurove në merkaton e janarit.

Te Milan ende nuk kanë vendosur për afrimin e Guirassy dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here