Marotta nis sulmin, Inter transferon bomberin e ri në merkaton e janarit

Inter transferon bomberin e ri në merkaton e janarit.

Merkato e janarit po afron dhe disa klube duan te fuqizohen. Mes tyre edhe Interi që, sipas asaj që raportohet nga Calciomercato, zikaltrit kanë gati goditjen për repartin e sulmit.

Marko Arnautovic dhe Alexis Sanchez nuk ofrojnë garanci dhe zikaltrit synojnë afrimin e një bomberi të ri në afatin e janarit.

Sipas Calciomercato, Inter synon transferimin e Anthony Martial që në merkaton e janarit.

Francezit i skadon kontrata me United në fund të sezonit dhe ishte përfolur se do ti bashkohet zikaltërve verën e ardhshme me parametra zero.

Martial nuk bën pjesë në planet e United dhe Djajtë e Kuq janë të hapur ta lënë të lirë në janar, ndërsa Inter pritet të paguaj reth 5 milionë euro për kartonin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here