Juventusi sërish në lupën e drejtësisë. Pas pezullimit me 10 pikë sezonin e kaluar, ndaj bardhezinjve është hapur një tjetër hetim.
Këtë herë është prokuroria e Romës, që ka njoftuar se po heton për parregullsi me bilancin e vitit 2022 dhe manovrat me pagat, nga ana e klubit bardhezi.
Momentalisht nuk ka ende detaje nga dosja e hapur për klubin torinez, megjithatë konfirmohet se bëhet fjalë për manovra të kryera nga ish-drejtuesit e Juventusit, të cilët janë dënuar tashmë.
Media italiane raporton se bëhet fjalë për një fazë të parë të hetimeve, teksa vetëm muajt e ardhshëm do të mund të shihet nëse shkeljet mund të kenë apo jo pasoja në aspektin sportiv të Juventusit.