Jo vetëm rikthimi i Maldinit, sheikët që duan të blejnë Milanin zgjedhin trajnerin e ri

Stefano Pioli rrezikon shkarkimin. Skuadra e Milanit po vuan sa i përket lojës dhe rezultateve, për të mos përmendur dëmtimet e shumta që kanë “pushtuar” kuqezinjtë.

Antonio Conte është një nga opsionet, por Milani nuk do e ketë aspak të thjeshtë një marrëveshje me trajnerin italian.

Gjithsesi, Conte nuk ngroh popullin milanist, pasi ka drejtuar Juventusin dhe Interin më parë.

Një tjetër emër që pëlqehet nga drejtuesit dhe tifozët e “Djallit” është Roberto De Zerbi, tekniku i Brighton në Premier League.

I cili po bën shumë mirë me skuadrën angleze. Dhe mbi të gjithë prodhon një futboll tërheqës.

Shtypi italian shkruan se 44-vjeçari, i cili njihet si një tifoz i Milanit, cilësohet si kandidati kryesor për zëvendësimin e Piolit në pankinën e skuadrën historike.

Por, ai ndodhet nën kontratë deri në 2026 me “Pulëbardhat”. Emri i De Zerbit është gjithashtu i preferuari i fondit arab që thuhet se është në negociata për të blerë kuqezinjtë.

Ardhja e tyre do të rikthente legjendën Paolo Maldini në klub, me ish-kapitenin që do të kishte një fond të madh për merkaton e Milanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here