Milani po kalon një moment shumë të komplikuar në këtë sezon.
Barazimi me Salernitanën vuri në rrezik stolin e Stefano Piolit, por ai do të qëndrojë në vend për momentin.
Pronarët kuqezi nuk duan të ndryshojnë trajnerin e tyre në mes të sezonit, edhe pse rezultatet nuk janë emocionuese duke pasur parasysh ‘rënien’ në Europa League dhe distancën nga kreu i Serisë A.
Megjithatë, në fund të vitit ndarja duket të jetë një hipotezë absolutisht e besueshme dhe ditët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për pasardhësin e tij të mundshëm.
“La Repubblica” flet mbi të gjitha për Roberto De Zerbin.
Ish-trajneri i Sassuolo-s vlerësohet veçanërisht nga arabët të cilët do të donin ta sillnin atë për t’iu bashkuar klubit, me negociatat që duket se janë duke u zhvilluar mes fondit saudit dhe Cardinale-s.
Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë të largohet nga Premier League: Para së gjithash, De Zerbi ka një klauzolë mbi 10 milionë euro. Dhe më pas në Angli trajneri ndihet mirë, vlerësohet shumë dhe është bërë i njohur për futbollin e madh botëror.
Milani duhet të bëjë një sforcim të madh ekonomike, duke garantuar investime në merkato veçanërisht në rast të ardhjes së arabëve.