Te Milani kanë filluar të mendojnë për merkaton!
Sipas raportimeve të mediave italiane i pari në listën e dëshirave të “kuqezinjve” është lojtari i Torinos, Samuele Ricci.
22-vjeçari ka luajtur më herët me Empolin dhe tashmë është pjesë e Torinos, megjithatë duket se ka ardhur momenti që mesfushori te kalojë drejt një klubi të madh.
Milan ka shfaqur interes konkret për Riccin, teksa kanë nisur edhe konaktet e para.
Pas finalizimit të marrëveshjes me Riçin te kuqezinjtë pritet të ketë të tjera lëvizje për sa i përket merkatos. Duket se “Djalli” është momentalisht i fokusuar te mesfusha.