Marrëveshja është arritur, Inter siguron super përforcimin e parë për merkaton e janarit.
Merkato e janarit po afron dhe disa klube duan te fuqizohen. Mes tyre edhe Interi që, sipas raportimeve të fundit, zikaltrit kanë siguruar goditjen e parë.
Në Belgjikë janë të sigurt: Tajon Buchanan është shumë afër Interit. Kështu raportojnë mediat e ndryshme e jo vetëm belge duke dhënë edhe disa detaje mbi negociatat. Kanadezi do të zbarkojë në Milanon zikaltër për 10 milionë euro plus bonuse.
Club Brugge ka një marrëveshje me klubin italian, teksa lojtari ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare.
Në këto kushte nuk ka më dyshime që do ai do të jetë lojtari që do të duhet të mbushë boshllëkun e lënë nga Juan Cuadrado, i cili do të jetë jashtë të paktën deri në prill pas operacionit të tendinit të Akilit.
Duke u rikthyer te Buchanen, ai kishte disa ditë që nuk stërvitej me shokët e skuadrës duke pritur që klubi i tij dhe Interi të gjenin akordin që me sa duket nuk ka vonuar, teksa lojtari pritet në Milano gjatë ditëve në vijim, me gjasa në fillim të janarit.
Për 24-vjeçarin, 3 gola dhe 4 asiste në 20 prezencat sezonale me Bryzhin mes kampionatit dhe Ligës së Konferencës.