Milani i madh po kthehet, ja si pritet të rreshtohen Rosonerët nën drejtimin e Contes.
Milan po kalon një periudhë krize dhe zërat për shkarkimin e Stefano Piolit sa vijnë e shtohen.
Rosonerët u eleminuan nga Champions League, ndërsa në Serie A renditen në pozitën e tretë me 11-të pikë më pak se Interi.
Antonio Conte është emri më i përfolur për stolin e Milanit dhe gazetari i njohur andrea Longoni ka zbuluar se si mund të rreshtohen Rosonerët nën drejtimin e tij.
Nën drejtimin e Contes Milan do të rreshtohej sipas skemës 3-4-3, skema e preferuar e 54-vjeçarit.
3-4-3
Në repartin e mbrojtjes do të rreshtohen Tomori-Thiaw-Kelly. Sa i përket mesfushës Theo dhe Mukiele do ti bashkangjiten dyshes Bennacer-Reijnders.
Në sulm një bomber Lukaku ose David do të luaj përkrah dyshes Pulisic-Leao.
Skema tjetër e preferuar e Contes është edhe ajo 3-5-2, të cilën shpesh herë e implementonte te Interi.
3-5-2
Në mbrojtje do të rreshtohen njëri mes dyshes Kiwior-Kelly sëbashku me dyshen Thiaw-Tomori.
Në mesfushë Mukiele dhe Theo do të luanin me treshen Bennacer-Loftus Cheek-Reijnders.
Në sulm Conte do të luante me dy bombera David dhe Lukaku.